Gjenden 45 balena të ngordhura në breg të detit të Indisë

Në brigjet Tamil Nadu, të Indisë janë gjetur të paktën 45 balena që kanë ngordhur në mënyrë misterioze.

Bota

13/01/2016 18:50

Autoritetet zyrtare kanë konfirmuar se rreth 80 balena kanë ngecur në rërë, pa ndonjë arsye të qartë. Ekipet e shpëtimit kanë arritur të shpëtojnë 36 gjitarë, të cilët i transportuan në det.

Fillimisht ato kanë qenë të çorientuara, por më pas e gjetën rrugën drejt thellësisë së detit. Zyrtari i qeverisë Ravi Kumar tha se balenat janë parë pranë bregut një natë më parë.

E njëjta histori e dhimbshme është përsëritur në vitin 1973, ku ngordhën 147 balena./noa.al/