Gjashtë palestinezë të vrarë nga të shtënat izraelite

Gjashtë të rinj palestinezë, një prej të cilëve adoleshent, u vranë dhe 80 të tjerë u plagosën sot nga të shtënat e izraelitëve gjatë përplasjeve në Rripin e Gazës, në sektorët në afërsi të kufirit me Izraelin, theksuan shërbimet e shpëtimit të enklavës.

Bota

09/10/2015 21:10

Bëhet fjalë për palestinezët e parë që janë vrarë në përplasjet në Rripin e Gazës që prej përshkallëzimit të dhunës mes palestinezëve dhe izraelitëve më 1 tetor.

Mohammed al-Raqab, 15 vjeç dhe Adnane Abou Aliane, 20 vjeç u vranë kur ushtarët izraelitë nga krahu tjetër i barrierës së sigurisë i janë kundërpërgjigjur hedhjes së gurëve nga të rinjtë e Rripit të Gazës, në lindje të qytetit Khan Younes, në jug.

Ahmed al-Hirbaoui, Chadi Daoula, Abed al-Wahidi dhe Nabil Charaf, të gjithë të moshës 20 vjeç, u vranë gjatë përplasjeve të ngjashme në lindje të qytetit të Gazës./ATSH