Girona mundësia për transferet e Barçës, Valverde planifikon ndryshime

Blerjet e reja të Barcelonës nuk kanë startuar qysh nga ndeshja e Superkupës së Spanjës ndaj Sevillas.

Sport

22/09/2018 18:24

Lenglet dhe Arthur ishin lojtarët që u paraqitën ndaj Sevillas dhe kjo ndodhi vetëm për arsyen se Umtiti e Coutinho nuk ishin në dispozicion.

Ndeshja ndaj Gironas, të cilën Barcelona e zhvillon nesër, pritet të jetë mundësia e artë për lojtarët e rinj.

Lenglet, Malcom, Vidal e Arthur pritet të luajnë nga fillimi kurse për kroatin Rakitic duket se ka ardhur koha e pushimit.

Do të jetë interesante të shihet se sa kanë arritur të përshtaten lojtarët në stilin e lojës. /Lajmi.net/