Giggs kthehet nga pensioni, nënshkruan me klubin …

Ryan Giggs ka vendosur të rikthehet nga pensioni duke u kthyer në futboll në Ligën e Indisë në futsall.

Sport

12/07/2016 13:51

Ryan Giggs i është bashkuar Ronaldinhos dhe Hernan Crespos në Ligën e futsallit të Indisë.

Ish mesfushori i Manchester Unitedit u largua nga klubi i tij i fëmijërisë pas aventurës 29-vjeçare si futbollist dhe trajner.

Kurse, ai ka vendosur që të kthehet nga pensionimi për të luajtur në edicionin e parë të garës, përcjell “Lajmi.net”.

Paul Scholes e Michel Salgado po ashtu janë konfirmuar si pjesëmarrës në ligë, ndërsa Ronaldinho është prezantuar si ylli më i madh i ligës.