Gëzim i madh për tifozët e Real Madrid, Kroos rikthehet në stërvitje

Toni Kroos duket se është afër rikthimit në skuadrën e Real Madrid, pasi mungoi në tri ndeshjet e fundit.

Sport

10/12/2018 17:44

Mesfushori ka vuajtur nga një lëndim në gju, i cili ia pamundësoi kontributin në skuadrën e tij.

Por, sot reprezentuesi gjerman është parë tek stërvitej me skuadrën e tij dhe ka stërvitur deri në fund të seancës, shkruan “Marca”, transmeton lajmi.net.

Pas seancës së rregullt, ai ka vazhduar me një plan të veçantë, identik me planin e Mariano Diaz.

Kroos mund të jetë i gatshëm edhe për ndeshjen kundër CSKA Moscow, por qëllimi kryesorë është të rikthehet për ndeshjen e së shtunës kundër Rayo Vallecanos.

Kujtojmë se Santiago Solari është në pritje të rikthimit edhe të Casemiro, Mariano Diaz, Nacho e Reguilon.  /Lajmi.net/