Getinjo: Keni me marrë mësim nga kënga ime e fundit

Getinjo e ka gati këngën e re dhe thotë se fansat e tij do ta gjejnë veten në teskt, madje do të marrin edhe mësim.

ShowBiz

20/01/2019 23:36

Getinjo përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur që është duke finalizuar albumin e ri, shkruan lajmi.net.

Pjesë e këtij albumi do të jetë edhe kënga e tij me titull ”Sillet” në të cilën Getinjo beson se shumë fansa të tij do ta gjejnë veten, madje kanë për të marrë edhe mësim.

Këto fjalë reperi ferizajas i tha në postimin e tij të fundit në Instagram. Duhet kujtuar se emri i tij u lakua së fundmi nga reperi Read i cili në intervistën e tij të dhënë për ‘Mirage’ ka treguar për mosmarrëveshjet që i ka pasur dikur me vëllezërit Aliu./Lajmi.net/

YouTube player