Gazeta turke e krahason Merkelin me Hitlerin (Foto)

Një gazetë turke pro-qeveritare ka shkaktuar zemërim në Gjermani pasi e kanë përshkruar kancelaren Merkel, si Adolf Hitler.

Bota

17/03/2017 19:12

Ata e kanë quajtur kancelaren ‘znj Hitler’ dhe një ‘hallë e shëmtuar’, transmeton lajmi.net.

Në ballinë shihet Merkeli me një uniformë naziste dhe me mustaqe, duke shprehur kështu revoltën ndaj refuzimit të mbajtjes së tubimeve turke në Gjermani.

Tabloidi akuzoi kancelaren gjermane se po priqet të bëj lëvizje fashiste kundër Turqisë.

Presidenti turk, Erdogan kishte akuzuar Gjermaninë dhe Austrinë për ndalimet e këyre tubimeve duke i cilësuar si vende naziste. /Lajmi.net/