Gaxherri: Sondazhi i VV-së, fontanë dëshirash

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, sondazhin e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, ku LDK del e treta si parti politike, e ka quajtur ‘fontanë dëshirash’.

Lajme

21/03/2017 20:53

Ajo në një prononcim për Gazetën Monitor ka thënë se ky sondazh i Vetëvendosjes është një propagandë elektorale.

Ajo thotë se LDK është duke punuar që në zgjedhjet nacionale dhe ato lokale që të del e para si parti politike. Sipas saj kurdo që të ketë zgjedhje LDK do të jetë e para.

“Sondazhi i VV-së është një fontanë dëshirash, në kuadër të propagandës elektorale. Çdo parti konsideroj se i bën sondazhet e veta, prandaj LDK po punon që në zgjedhjet lokale në këtë vit dhe në zgjedhjet nacionale në vitin e ardhshëm, të jetë forca e parë politike. Duke pasur parasysh begraundin e këtij subjekti politik, LDK është e para, kurdo që të ketë zgjedhje”, ka thënë Gaxherri.

Ndryshe Lëvizja Vetëvendosje gjatë ditës së sotme ka publikuar një sondazh e cila e nxjerr këtë parti si më të votuarën në vend.