Gattuso konfirmon lajmin e keq për tifozët e Milanit

Gonzalo Higuain sërish pritet të mungojë te skuadra e Milanit.

Sport

29/09/2018 13:36

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso ka pranuar se Gonzalo Higuain pritet të mungojë në ndeshjen e radhës ndaj Sassuolos në Serie A.

Sulmuesi argjentinas nuk është rikuperuar ende nga lëndimi që e detyroi të mungonte edhe në takimin e xhiros së shkuar kundër Empolit.

“Ka ende probleme dhe sinqerisht ta rrezikojmë një futbollist me mungesë me muaj nuk ka kuptim, duhet ta vlerësojmë mirë”, u shpreh Gattuso, përcjell “lajmi.net”.

“Fjalën e fundit do ta ketë ai, por nëse nuk është në 100 për qind është e kotë të provojmë”, theksoi ai. /Lajmi.net/