Gashi në Austri takohet me përfaqësues të shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën

Zv. Kryeministri njëherësh ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi me bashkëshorten, Jehonën,kanë qenë të ftuar zyrtarisht nga Republika e Austrisë.

Lajme

17/11/2017 09:41

 

“Austria eshte shtet mik i Kosoves, por edhe miqesite kanë nevojë të mirë-mbahen. Patëm nderin që bashkë me gruan, Jehonen, këtë javë të jemi mysafir të Republikës së Austrisë, me një program të ngjeshur me fokus forcimin e marredhenieve ekonomike të të dyja vendeve” – ka thënë zv. Kryeministri Gashi në një postim në Facebook.

Bashkëshortja e ministrit ka biseduar me disa personalitete të rëndësishme si ai me kryetarin e qytetit të Graz-it, Siegfried Nagl pastaj ambasadorin, Johann Brieger duke marrë pjesë dhe në një ceremoni, në sallën e Kuvendit të qytetit të Grazit, së bashku me perfaqësueset e Rusisë dhe Gjeorgjisë, shtete që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.

“Takuam dhe përfaqesues nga 18 shtete tjera të botës, shumica, shtete që nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosoves” – ka thënë zv. Kryeministri Gashi. /Lajmi.net/