Garcia sulmon Juventusin

Trajneri i Romës, Rudi Garcia ka sulmuar edhe një herë skuadrën e Juventusit, duke thënë se ajo është në vendin e parë, për shkak të golave kontravers të shënuar në derbin e tetorit.

Sport

16/12/2014 14:17

Garcia ka thënë se Roma është prapa Juventusit, vetëm për shkak se Biankonerët shënuan tre gola ‘ilegalë’ në takimin ku këto dy skuadra u përballën me njëra tjetrën në tetor.

“Për momentin, ne jemi prapa Juventusit, por ne duhet të ishim të parët, pasi ata na mposhtën me tre gola ilegalë”.

“Unë kam besim shumë të madh në gjasat tona për të fituar Scudetton”, vazhdoi trajneri i Romës.

“Unë i kam thënë Tottit se dua ta fitojë titullin për të. Ai nuk mund ta përfundojë karrierën pa e fituar një tjetër titull”,përfundoi Garcia deklaratën e tij për France Football.