Galliani: Kondogbia do të kushtojë së paku 35 milionë euro

Nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani ka theksuar se mesfushori i Monacos, Geoffrey Kondogbia do të kushtojë së paku 35 milionë euro.

Sport

20/06/2015 11:22

Nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani ka thënë se mesfushori i Monacos, Geoffrey Kondogbia do të kushtojë së paku 35 milionë euro.

Rossonerët e kanë identifikuar 22-vjeçarin si objektivin kryesor për transferim gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Por, Galliani ka paralajmëruar se reprezentuesi francez do të kushtojë shtrenjtë.

“Sa më shumë klube që hyjnë në garë, aq më tepër do të shtohet kërkesa”, deklaroi Galliani për “Gazzetta dello Sport”.

“Jemi duke filluar nga 35 milionë euro, por lehtë mund të mbërrijë në 40”, u shpreh ai. Kondogbia kërkohet edhe nga Inter.