Galaxy S9 dhe S9+ me “zemër” të re, por pamje të vjetër

Gjiganti koreanojugor i teknologjisë Samsung publikoi në Kongresin Botëror të Telefonisë (MWC 2018), në Barcelonë, smartfonët e tij premium Galaxy S9 dhe Galaxy S9+, që pritet të kenë, respektivisht, një vlerë në treg prej 850 dhe 1 000 eurosh.

Auto & Tek

26/02/2018 19:39

Të dy modelet S9 dhe S9+ vijnë me dizajnin e modelve të mëparshme. Samsung ka zvogëluar pak më shumë kornizat rreth ekranit, ka vendosur në një pozicion më të mirë lexuesin e shenjave të gishtit si dhe ka ndryshuar rrjetën e bokseve në pjesën e poshtme.

Dy smartfonët kanë ekrane të teknologjisë “Infinity Super AMOLED” me rezolucion “Quad HD”.

S9-ta ka një 5,8 polësh, ndërsa S9+ ka një ekran 6,2 polësh, njësoj si modelet e vitit të kaluar.

Por, ndryshimet e vogla në pamjen e jashtme shoqërohen me ndryshime të mëdha në pjesët e brendshme.

Galaxy S9 dhe S9+ do të kenë procesorin e fundit “Exynos 9810”. Ky procesor përbëhet nga tetë zemra, ku katër punojnë me një frekuencë prej 2,8 GHz ndërsa katër të tjerët me 1,7 GHz. Gjithashtu modeli S9 ka 4GB memorje RAM ndërsa modeli S9+ ka 6GB, me 64GB memorje të brendshme dhe mundësin për kartë memorjeje deri në 400 GB.

Por, kamera është pjesa ky dy modelet e reja kanë ndryshimet më të mëdha në raport me modelet e mëparshme.

Smartfonët janë të pajisur me një kamera që mundëson një hapje të dyfishtë, që ndrshon mes f/1,5 dhe f/2,4. Kjo mundëson që të bëhen foto sa më të detajuara sipas kushteve të dritës.

Teknologjia “Super Slow Motion 960 fps” që u shfaq vitin e kaluar në flamurtarin e Sony-t tani përdoret edhe nga Samsung në modelet e tij premium, ndërsa regjistrimi i videove 4K tani mund të kryet edhe me teknologjinë 60 fps.

Modelet Galaxy S9 dhe S9+ vijnë me mikrofonë krejt të rinj që sipas Samusng-ut janë 40% më të fuqishëm se sa ata në modelet S8.

Samsung Galaxy S9 dhe S9+ do të dalin në treg muajin e ardhshëm në ngjyrat “Midnight Black”, “Coral Blue”, “Titanium Gray” dhe “Lilac Purple”.