Shtatë raste të dhunës në familje ndaj grave, raportohen në pesë komuna të Kosovës
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës, në Prishtinë, Pejë, Klinë, Gjakovë dhe Vushtrri. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rastet janë regjistruar më 1 dhe 2 nëntor, ndërsa në disa prej tyre viktimat kanë qenë gra kosovare, raporton lajmi.net Rastet përfshijnë sulme fizike, kanosje dhe ushtrim të dhunës ndaj familjarëve.…
Lajme
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës, në Prishtinë, Pejë, Klinë, Gjakovë dhe Vushtrri.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rastet janë regjistruar më 1 dhe 2 nëntor, ndërsa në disa prej tyre viktimat kanë qenë gra kosovare, raporton lajmi.net
Rastet përfshijnë sulme fizike, kanosje dhe ushtrim të dhunës ndaj familjarëve. Në njërin prej rasteve në Prishtinë, një grua është kanosur me thikë, ndërsa policia gjatë kontrollit ndaj të dyshuarit ka gjetur edhe një sasi të vogël marihuane.
Në Pejë është raportuar edhe një rast i sulmit fizik ndaj një gruaje, e cila ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor.
Ndërkaq, në Vushtrri, pas raportimit për kanosje verbale ndaj një gruaje, policia ka sekuestruar 30 fishekë të armës me gaz gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit. Viktima është dërguar në strehimore.
Raste të tjera janë regjistruar në Klinë dhe Gjakovë, ku të dyshuarit janë arrestuar.
Në disa prej rasteve, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet po vazhdojnë./Lajmi.net/