Galaxy S10 mund të vijë me ekranin e vet-shërueshëm

Samsung Galaxy S10, që pritet në fillim të vitit 2019, mund të vijë me një ekran që është plotësisht pa shenja.

Auto & Tek

16/08/2018 16:22

Samsung pritet të zbulojë telefonin e ri S10 me specifika mahnitëse duke përfshirë një ekran pa asnjë kornizë, lexuesin e gjurmëve të gishtave nën ekran dhe kamerën e pasme me lente të trefishtë. Çfarë është e re është mundësia që ky ekran mund të jetë përgjithmonë i pa-gërvishur, sepse është vetë-shërues.

Një telefon i vetë-shërueshëm është shfaqur më parë falë rivalit Flex 2 të LG-së – por ishte vetëm për trupin e telefonit. Samsung ka paraqitur një patentë që aktualisht përdor një teknologji të ngjashme në ekran, që do të thotë që ju mund të mos keni nevojë për një mbrojtës shtesë të ekranit në Galaxy S10, njofton T3.

Përshkrimi i patentës është për një mbulim oleofobik me aftësinë e shërimit të gërvishtjeve. Pra, do të ndalojë plasaritjen e telefonit dhe kryesisht do të jetë aty për të mbajtur gjurmët e gishtrinjve larg. Ndërsa ne do të kemi veçorinë e luftimit të gjurmëve të gishtërinjve, kjo duhet të shërojë gjithashtu edhe gërvishtjet më të vogla – duke dhënë shpresë të mjaftueshme për ato kohë që harruat telefonin dhe çelësat në të njëjtin xhep.

Natyrisht Samsung kohët e fundit zbuloi ekranin e tyre të pathyeshëm, kështu që ndoshta këto dy aftësi të kombinuara mund të ofrojnë ekranin e ashpër që kemi dashur gjithmonë. E gjithë kjo mund të jetë teknologjia e ardhshme e telefonit, në rast se do të shfaqet.

Samsung pritet të lansojë Galaxy S10 në CES në janar ose në MWC në shkurt.