Futbollisti serb: Lojtarët nga Kosova janë më të mirë (Video)

Futbollisti serb i cili luan për skuadrën e Kukësit, Ivan Gvozdenoviç ka thënë se lojtarët e Kosovës që luajnë për Shqipërinë janë shumë të fortë, duke shtuar se Serbia nuk është skuadër e bashkuar.

Sport

14/10/2014 01:00

Futbollisti serb, Ivan Gvozdenovic ka thënë se lojtarët nga Kosova si Lorik Cana, Tulant Xhaka dhe Etrit Berisha janë lojtarët më të fortë te Kombëtarja e Shqipërisë, duke shtuar se Serbia nuk është e bashkuar.

“Jam në Shqipëri qe katër vjet dhe jam shumë mirë. Nuk ka asnjë problem për mua. Nuk kam ndonjë mendim për ndeshjen, kush është më i mirë le të fitojë”.

“Kur erdha në fillim këtu kisha pak frikë, por pastaj gjithçka normale. Kam shumë miq në Tiranë dhe në Korçë dhe jam duke kaluar shumë mirë”.

“Serbia është skuadër e mirë, por ka një problem. Ata nuk janë të bashkuar”.

“Shqipëria është skuadër e mirë pasi luan si e bashkuar dhe shumë fortë. Lorik Cana, Etrit Berisha dhe Taulant Xhaka janë lojtarët më të mirë të Shqipërisë”, tha Ivan Gvozdenoviç në intervistën e tij për Opinion.

Video