Futbollisti kosovar humb rastin, fillon të qajë (VIDEO)

Në turneun “Kupa e Ballkanit”, për grupmoshat U-11, futbollisti i 2 Korrikut e ka leshura një mundësi të artë për të shënuar.

Sport

16/06/2015 15:38

Ndodh kohë pas kohe kur shohim raste të qindpërqindta, të humbura nga futbollistët e mëdhenj botërorë.

Por, ajo që i ka ndodhur një futbollistit të ri kosovar, është e pabesueshme. Në fakt, në Izmir, në turneun “Kupa e Ballkanit”, për grupmoshat U-11, futbollisti i 2 Korrikut e ka leshura një mundësi të artë për të shënuar.

Në fakt, 2 Korriku kaloi në epërsi ndaj Bursasporit dhe turqit e barazuan rezultatin derisa ekipi kosovar ishte duke festuar.

Më pas, duke e respektuar ‘Fair-Playn’, turqit ua lejuan kosovarëve të shënonin. Mirëpo, futbollisti i ri i klubit prishtinas, edhe pse e kishte portën hapur, nuk ia doli të shënonte. E pabesueshme!!!

YouTube player