Futbollisti i njohur argjentinas godet ashpër Messin

Hernan Krespo ka folur për “La Gazetta dello Sport” pas barazimit zhgënjyes që Argjentina mori me Islandën. Sigurisht në qendër të bisedës ka qenë Mesi. Mesa duket, as Krespos nuk u ka pëlqyer paraqitja e fenomenit të Barcelonës. “ Le të nisemi nga 1 e dhënë që tashmë për mua është fakt. Mesi meritonte notën…

Sport

17/06/2018 12:54

Hernan Krespo ka folur për “La Gazetta dello Sport” pas barazimit zhgënjyes që Argjentina mori me Islandën. Sigurisht në qendër të bisedës ka qenë Mesi.

Mesa duket, as Krespos nuk u ka pëlqyer paraqitja e fenomenit të Barcelonës.

“ Le të nisemi nga 1 e dhënë që tashmë për mua është fakt. Mesi meritonte notën 5, nëse do të kishtë shënuar penalltinë do ti vija një 6-të. Prej tij pritet shumë, por diskutimi është më i gjerë se kaq”.

“Mesi nuk është Maradona, nuk mund ta fitojë Botërorin i vetëm, këtë duhet ta kuptojnë njëherë e mirë argjentinasit. Ai është një fenomen, nëse ka kushtet e duhura, si te Barcelona. Ndryshe, edhe ai do të vuajë. Kush e ndihmoi kundër Islandës? Di Maria nuk e kaloi asnjëherë kundërshtarin” është shprehur Krespo.

krespo-e1526136399223