Futbollisti i Milanit ishte tifoz i Juventusit

Andrea Conti ka theksuar se tani e gjithë familja e tij është tifoze e skuadrës nga San Siro.

Sport

16/11/2017 09:01

Përforcimi i ri i Milanit, Andrea Conti ka pranuar se në vegjëli ishte tifoz i rivalit nga Serie A, Juventus.

Por, mbrojtësi i djathtë ka theksuar se tani e gjithë familja e tij është tifoze e skuadrës nga San Siro.

“Në vegjëli isha tifoz i Juventusit, nuk turpërohem”, deklaroi Conti, përcjell “lajmi.net”.

“Tani e gjithë familja jemi tifozë të Milanit”, u shpreh ai. /Lajmi.net/