Futbollisti i Juventusit lëndohet në Kombëtaren italiane (FOTO)

Daniele Rugani është në dyshim për paraqitje për duelin e radhës në Torino ndaj Maqedonisë.

Sport

05/10/2017 13:49

Kombëtarja e Italisë ka marrë një lajm të keq para dueleve me Maqedoninë dhe Shqipërinë.

“Premium Sport” raporton se mbrojtësi Daniele Rugani ka pësuar një lëndim në dorën e djathtë dhe ka braktisur stërvitjen në qendrën sportive në Coverciano.

Rugani është në dyshim për paraqitje për duelin e radhës në Torino ndaj Maqedonisë, përcjell “lajmi.net”.

Selektori Giampiero Ventura është duke konsideruar mundësinë ta pushojë në takimin ndaj Maqedonisë për ta vlerësuara para takimit me Kombëtaren shqiptare. /Lajmi.net/