Fushë Krujë, shpërthen eksplozivi në një ndërtesë 3-katëshe

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer gjatë orëve të natës në një ndërtesë 3-katëshe në Fushë Krujë.

Lajme

15/12/2017 13:59

Informacioni paraprak i policisë bën të ditur se shpërthimi ka ndodhur në oborrin e ndërtesës, që është banesë dhe biznes, në pronësi të SH. I. Për pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e llojit të lëndës plasëse, shkaqet e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./ Top Channel