“Furtunë” në dogana, arrestohen 18 punonjës

Prokuroria për Krimet e Rënda ka urdhëruar arrestimin e shefit të stacionit policor dhe 9 punonjësve të Policisë në Portin e Durrësit, si edhe 8 doganierëve të Qafë-Thanës, Durrësit e Tiranës, të dyshuar se kanë siguruar kushtet për kalimin e dy ngarkesave të ndryshme, me peshë totale 10 ton kanabis sativa, nga Shqipëria në Itali.

Lajme

17/04/2017 08:44

Këto ngarkesa kanë kaluar në shkurt dhe mars të këtij viti.

Për të gjithë këta persona, Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar dyshime të arsyeshme se kanë konsumuar elementët e veprës penale të “trafikut të narkotikëve” në bashkëpunim. Për këtë arsye, me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata për Krime të Rënda ka caktuar masën e sigurimit “arrest me burg”, të cilat u zbatuan nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme, si edhe Policisë së Shtetit, për zbatim.

Të arrestuarit janë:

1.    Ymer Blloshmi, doganier, përgjegjës turni, Qafë-Thanë
2.    Iliras Malja, doganier pranimi/verifikimi, Qafë-Thanë
3.    Maliq Kadilli, agjent doganor, Qafë-Thanë
4.    Kastriot Topulli, agjent doganor, Qafë-Thanë
5.    Gëzim Dervishi, specialist në Policinë e Portit Durrës
6.    Mexhit Xhixha, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
7.    Roland Metani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
8.    Agron Kapllani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
9.    Gentian Selmani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
10.    Medi Demiri, kontrollor, Policia e Portit, Durrës
11.    Fatmir Plaku, kontrollor, Policia e Portit, Durrës
12.    Julian Doraci, Shef i Stacionit Policor, Porti Durrës
13.    Edmond Luzi, doganier eksporti, Porti Durrës
14.    Ylli Vogli, doganier peshore, Dogana Vorë (Tiranë)
15.    Vladimir Ziu, doganier regjimi, Dogana Vorë (Tiranë)
16.    Erald Kulla, agjent doganor, Dogana Vorë (Tiranë)
17.    Behar Sula, kontrollor hyrje-dalje, Policia e Portit, Durrës
18.    Nezir Bardhoshi, kontrollor hyrje-dalje, Policia e Portit, Durrës

Prokuroria për Krime të Rënda, në bazë të informacioneve të siguruara nga autoritetet italiane për kapjen e këtyre ngarkesave me lëndë narkotike, ka nisur hetimet, nga ku janë siguruar të dhëna, të cilat krijojnë dyshimet e arsyeshme për përfshirjen e zyrtarëve policorë dhe doganorë në trafikun e lëndëve narkotike.

/ Top Channel