Stuhia shkaktoi dëme edhe në Rahovec, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim bën thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Rahovecit, Irfan Berisha ka shkruar në situatën në këtë komunë nga reshjet e shiut dhe erërat e forta që kanë mbizotëruar sot. Ai ka thënë se kjo komunë është përfshirë nga një stuhi e shoqëruar me erëra të forta dhe janë shkaktuar dëme në qytet dhe në…

Lajme

21/07/2026 19:19

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Rahovecit, Irfan Berisha ka shkruar në situatën në këtë komunë nga reshjet e shiut dhe erërat e forta që kanë mbizotëruar sot.

Ai ka thënë se kjo komunë është përfshirë nga një stuhi e shoqëruar me erëra të forta dhe janë shkaktuar dëme në qytet dhe në shumë lokalitete tjera të komunës.

“Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim me ekipet emergjente janë në terren dhe po punojnë pa ndërprerje për sanimin e dëmeve dhe rikthimin e gjendjes në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur. Lusim qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin lëvizjet pranë pemëve, shtyllave elektrike dhe objekteve të dëmtuara, si dhe të respektojnë udhëzimet e institucioneve kompetente. Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”, ka shkruar Berisha. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: