Fuqia e gruas në fotot që të lënë pa frymë (Foto)

Këto janë gratë që kanë ndryshuar rrjedhën e historisë e për më tepër dëshmojnë se janë të afta të kryejnë akte heroike dhe të lavdishme për vetën e tyre.

Fun

13/05/2016 09:41

Përkundër supozimeve sociale që bëhet, kur femrat marrin konsiderata si një gjini e dobët, përkundrazi ka shumë gra të mençura, të pavarura dhe të forta, transmeton lajmi.net.

Këto gra mund të na frymëzojnë për të larguar frikën, të na shtyjnë që të gjitha të jemi të tilla, të mos lejoni askënd të ju shtyp.

Këto fotografi përcjellin edhe një mesazh për të gjitha femrat dhe gratë, të admironi vetën tuaj dhe të keni kurajo, e këto veti do t’ju bëjnë të dukeni gjithmonë bukur./lajmi.net

21 vjeçarja Sarla Thakral ishte gruaja e parë indiane që morri patentë piloti në vitin 1936

Kathrine Switzer, ishte femra e parë që vrapoi në maratonën e Bostonit, pavarësisht nga përpjekjet e organizatorëve në maratonë për ta ndaluar atë, ajo nuk u dorëzua Viti 1967

Annette Kellerman, ishte femra e parë që u paraqit me rroba banje në vitin 1907, dhe u arrestua për “paturpësi”.

Një nga femrat e vetme samurai në Japoni, e cila morri pjesë edhe në luftëra. Viti 1800

Leola N. King, femra e parë police në trafik. Washington 1918

Valentina Tereshkova, gruaja e parë që shkoi në hapësirë

Anna Fisher, nëna e parë që shkoi në hapësirë. Viti 1984

Femrat duke bërë boks mbi çati, kur në ring iu ndalohej, Los Angeles 1933

Marina Ginesta, rojtarja e parë femër gjatë Luftës Civile Spanjolle, 1936

Ellen O’Neal, pjesëmarrësja e parë femër në garat profesionale, 1976.

Margaret Bourke-White, fotografja e parë femër, 1934

Ndër femrat e para që shfaqën këmbët e tyre të pambuluara në publik, Toronto, 1937

Femrat afgane duke studiuar medicinë, 1962