Fundi për Puyolin

Sipas të përditshmes sportive katalane, Mundo Deportivo, Carles Puyol është duke shqyrtuar mundësinë e pensionimit të parakohshëm në Barcelonë, për shkak të problemeve të vazhdueshme fizike. Për më tepër, gazeta katalane, e afërt me gjigantin nga Nou Camp ka raportuar se kapiteni Puyol mund të vendos për shkëputjen e kontratës me Barcelonën në mënyrë që…

Sport

15/12/2013 12:15

Sipas të përditshmes sportive katalane, Mundo Deportivo, Carles Puyol është duke shqyrtuar mundësinë e pensionimit të parakohshëm në Barcelonë, për shkak të problemeve të vazhdueshme fizike.

Për më tepër, gazeta katalane, e afërt me gjigantin nga Nou Camp ka raportuar se kapiteni Puyol mund të vendos për shkëputjen e kontratës me Barcelonën në mënyrë që të luajë për ndonjë skuadër nga niveli më i ulët i garave para se të tërhiqet përfundimisht nga futbolli.

Vendimin, ai thuhet se ia ka treguar disa prej bashkëlojtarëve dhe anëtarëve të stafit teknik të trajnerit Gerardo Martino.

Puyol ka vuajtur shumë nga lëndimet në edicionet e fundit dhe ende nuk ka arritur t’i tejkalojë problemet në mënyrë që të rikthehet në qendër të mbrojtjes, aty ku Barcelona shpeshherë ka pasur telashe më të mëdha.