FUNDI I WLADIMIR KLITSCHKOS

Viti 2017 do të mbahet mend si viti i fundit që në ring garoi njëri nga boksierët më të mëdhenj në histori të boksit, Wladimir Klitschko.

Sport

01/01/2018 21:28

Pasi e kishte humbur titullin e botës në peshat e rënda në nëntor të vitit 2015 nga Tyson Fury, Klitschko u rikthye ta marrë atë, kundër një britaniku tjetër, Anthony Joshua.

Meçi i cili po cilësohet si më i madhi në histori të sportit, u zhvillua më 29 prill në Londër, për të marrë vëmendjen e gjithë botës, që po prisnin për kampionin e ri në peshat e rënda të boksit.

Përvoja e Klitschkos nuk mjaftoi përballë goditjeve të forta të Anthony Joshua, i cili humbi me nokaut në raundin e 11-të të kësaj sfide.

Edhe pse u përfol shumë për një rimeç hakmarrës, në fund Klitschko pranoi ‘dorëzimin’, duke deklaruar se koha e tij në boks ka përfunduar, për t’i uruar karrierë të gjatë Joshuas, numrit një të botës./Lajmi.net/