FSK i shkon në ndihmë Shqipërisë për përmbytjet nga uji

FSK-ja pritet të angazhohet për ta ndihmuar Shqipërinë pas përmbytjeve.

Lajme

06/12/2017 10:46

Qeveria e Kosovës ka aprovuar kërkesën e Ambasadës së Shqipërisë për të dërguar një kontingjent të FSK-së për të ndihmuar në operacionin vullnetar për përmbytjet nga uji në Shqipëri.

 “Dje në Ministrinë e FSK-së ka ardhë një kërkesë nga Ambasada e Shqipërisë për mbështetja logjistike të FSK-së për ndihmë në zonat e përmbytura në Shqipëri. Ne kërkojmë që kjo kërkesë të aprovohet nga ju, e pastaj kjo kërkesë shkon te Presidenti dhe Presidenti e autorizon FSK-në që të marrë pjesë atje”, tha zëvendësministri Brahim Mehmetaj.Në Shqipëri kanë shkuar për të ndihmuar të shtunën edhe një grup i profesionistëve kosovarë për kërkim shpëtim dhe zjarrfikje.