Françeska Jaçe ju bën verën edhe më të ‘zjarrtë’

Modelja nga Shqipëria, Françeska Jaçe e ka dëshmuar se është një nga femrat më seksi shqiptare.

ShowBiz

16/06/2018 20:50

Format trupore bombastike të saj bëjnë që mediat të kenë në fokus për çdo veprimtari që ajo bën, shkruan lajmi net.

Lidhjet e dashurisë, jeta luksoze dhe imazhet e ‘nxehta’ janë pjesë e pandashme e modeles nga Shqipëria, të cilat i shohim përmes rrjeteve sociale.

Fotografia e fundit që ka hedhur në Instagram, thjesht nuk lë vend as për imagjinatë kur ajo vë në pah fizikun e përkryer dhe mëse në formë.

“Duke pritur një verë të çmendur”, ka shkruar ajo sipër imazhit.

Theksojmë se Jaçe u përfol për një rikthim të mundshëm me të dashurin biznismen, Andi Geci por që nuk është mohuar as pohuar nga ajo. /Lajmi.net/