Francën e pret “tmerri” në çerekfinale

Franca është Kombëtarja e radhës që e ka siguruar kualifikimin në çerekfinale.

Sport

26/06/2016 17:14

Francezët kaluan më tej falë triumfit 2:1 ndaj Irlandës, me dy golat e Antoine Griezmann.

Mirëpo, ekipin e Didier Deschamps e pret një sfidë shumë e vështirë në çerekfinale, pasi që takohet me fituesin e ndeshjes Angli-Islandë, përcjellë “Lajmi.net”.

Sfida mes Anglisë dhe Islandës zhvillohet nesër me fillim prej orës 15:00.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.