Fotografohet nga NASA një “mi” gjigant duke shëtitur në planetin Mars (Foto)

Ndjekësit i jashtëtokësorëve kanë ngjallur reagime në opinion, për faktin se pretendojnë se kanë dëshmi të mjaftueshme se në Mars ka jetë, pasi së fundmi është shfaqur një fotografi që i ngjan një miu gjigant i cili sorollatet nëpër planetin e kuq, shkruan Mirror.

Fun

23/11/2015 17:05

Kjo fotografi është marrë nga imazhet e robotit mobil të NASA-s, Curiosity, që ka aterruar atje në gusht të vitit 2012, transmeton lajmi.net.

Entuziasti i etur i hapësirës, Joe White, kishte vërejtur një formë të errët në fotografi që çuditërisht i ngjante një miu që sorollatej nëpër sipërfaqen e planetit.

Miu 2Joe 45-vjeç, një gazetar i hapësirës nga Bristoli, ka deklaruar se ajo çfarë shihet në fotografi i ngjan një brejtësi shumë të madh që qëndron nëpër kreshtat e Gale Crater.

“Mund të jetë një iluzion optik, por duket qartë se ka vesh të mëdhenj, hundë dhe sy. I ngjan shumë një miu të madh ose një brejtësi”, ka shtuar Joe. (lajmi.net)