Fotografitë e fundit të Monroe, tri javë para vdekjes (FOTO)

Fotografitë e fundit të Marilyn Monroe, të bëra tri javë para vdekjes së saj, do të shiten në një ankand në Londër më 4 qershor.

ShowBiz

26/05/2015 09:12

Ikona hollivudiane ka pozuar para aparatit të Geroge Barris më 13 korrik 1962 në plazhet e Kalifornisë dhe fotografitë është dashur të botoheshin së bashku me një libër për të.

Mirëpo, vetëm tri javë më pas, ajo ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Los Angeles në moshë 36 vjeçare.

Barris kishte refuzuar me vite të tëra që t’i publikonte fotografitë, ndërsa me kalimin e viteve vlera e tyre shkonte duke u rritur. transmeton telegrafi.com

Bloomsbury Auction pret që një fotografi të shitet së paku 1.400 euro.

mar6

mar5

mar4

mar3

mar2

mar1a

mar1