Fotografi që dëshmojnë se flokëkuqet janë më të bukurat në botë (Foto)

Vajzat flokëkuqe janë ndër krijesat më të bukura në planetin Tokë, dhe ky është një fakt i pamohueshëm.

Fun

20/03/2017 12:29

Prandaj, duke marrë parasysh këtë, një fotograf ka vendosur t’i dedikojë dy vite të tëra për t’i fotografuar flokëkuqet për një libër, i cili shpreson se do ta rritë vetëdijesimin e diskriminimit që u bëhet këtyre vajzave, transmeton Telegrafi.

Brian Dowling, fotograf amerikan me bazë në Berlin, ka shkrepur fotografi në 20 shtete të ndryshme, si në Amerikë Veriore, Australi dhe Evropë për librin e tij të quajtur “Redhead Beauty”.

Më poshtë i keni disa fotografi nga ky libër, e që dëshmojnë se flokëkuqet janë me të vërtetë të bukura. /Telegrafi/