Foshnja kineze lind me 31 gishta në duar e këmbë

Mjekët në një spital kinez kanë njoftuar se një foshnje e lindur me 31 gishta do t'i nënshtrohet një seri të operacioneve pa pagesë në spital.

Fun

25/09/2016 18:04

Në video shihet se foshnja 6 muajshe ka një total prej 15 gishta në duar dhe 16 këmbë. Kjo anomali quhet polidaktilia e cila prek një në 500 lindje, transmeton lajmi.net

Prindërit e tij kanë treguar se ishin në gjendje të paguanin tarifat mjekësore për ta ndihmuar birin e tyre, por megjithatë spitali ka vendosur që deri kur djali arrin në moshën 16 vjeçare, nevojat mjekësore t’i ketë pa pagesë.

Mjekët kanë treguar se edhe në të ardhmen duhen të kryhen tjera operacione për të hequr numrin e madh të gishtrinjëve dhe për të evituar problemet që mund të paraqesin./lajmi.net

YouTube player