Formacioni i muajit shkurt në La Ligë (Foto)

Është publikuar dhe formacioni më i mirë i muajit shkurt, ku e shohim edhe vet se në të mungon ylli i Realit, Ronaldo ndërsa në mbrojtje është Shkodran Mustafi i Valencias.

Sport

03/03/2015 16:44

Është publikuar dhe formacioni më i mirë për muajin shkurt në La Ligë, i cili brenda tij përmban vetëm një lojtar të Realit. Bëhet fjalë për Iscon i cili ka shkëlqyer me fanellën e Los Blancos.

Në sulm është Messi që ishte i jashtëzakonshëm gjatë këtij muaji, së bashku me lojtarin e Atleticos, Antoine Griezmann dhe Alberto Buenon.

Në mbrojtje është Gaya, Mustafi, Cabral dhe Rosales ndërsa në mesfushë Isco është përkrahë Krohn-Dehlit dhe Parejos. Në portë është Sergio Alvarez.

Formacioni