lajmi.net

Formacioni i javës në La Ligë (Foto)

Java e fundit në La Ligë ka qenë mjaft interesante e cila kaloi nën hijen e derbit të Madridit ndërmjet Atleticos dhe Realit. Më poshtë e keni formacionin e javës të përgatitur nga goal.com.

Sport

10/02/2015 16:17

Atletico Madridi ka arritur të shënojë fitore të lartë me rezultat 4-0 në shtëpi me Real Madridit, duke heshtur kështu skuadrën e Los Blancos.

Si meritë e kësaj, në këtë formacion janë futur plotë katër lojtarë të Atleticos.

Barcelona fitoi ndaj Bilbaos me rezultat 5-2, dhe si meritë e kësaj në këtë formacion janë futur plotë tre lojtarë të skuadrës blaugrane.

Formacioni: Alves, Michel, Miranda, Godin, Gaya, Saul, Busquets, Griezmann, Messi, Barral, Neymar

Formacioni i javës në La Ligë (Foto)

“Goal.com” ka publikuar formacionin më të mirë në La Ligë për xhiron e shkuar. Në sulm gjenden treshja Karim Benzema, Lionel Messi e Aritz Aduriz.

Sport

03/02/2015 13:40

Carlos Kameni ka zënë vend në portë, në formacionin më të mirë të javës në La Ligë, të publikuar nga “Goal.com”.

Anëtari i Malagas shkëlqeu në fitoren 1:0 ndaj Valencias.

Në mbrojtje, Mateo Musaccio zuri vend pas paraqitjes së mirë për Villarrealin, pavarësisht humbjes nga Barcelona me rezultat 3:2.

Diego Godin nga Atletico Madrid dhe Sergio Ramos nga Real Madrid i kompletojnë dy pozitat tjera në mbrojtje.

Në mesfushë, Rafinha është shpërblyer për paraqitjen e tij të mirë në fitoren e Barcelonës ndaj Villarrealit.

Kurse, ai shoqërohet nga Aleix Vidal i Sevillas, Isco nga Real Madrid, dhe Antoine Griezmann nga Atletico Madrid.

Ndërsa, në sulm gjendet treshja, Aritz Aduriz nga Athletic Bilbao, ylli i Barcelonës, Lionel Messi dhe realizatori i dyfishtë i Real Madridit, Karim Benzema. 

Formacioni i javës në La Ligë (Foto)

Formacioni i javës në La Ligë ishte mjaft interesant dhe tensionant, për shkak të disa sjelljeve të pahijshme nga Ronaldo, që kanë qenë temë e kësaj jave.

Sport

27/01/2015 18:44

Pique, Messi dhe Neymar kanë shkëlqyer në fitoren e Barcelonës me rezultat të lartë prej 6-0 në udhëtim te skuadra e Elches.

Griezmann dhe Miranda ishin fantastik në fitoren e Atletico Madridit gjatë kësaj jave, teksa Reali me mund fitoi 2-1 te fusha e Cordobas. Bale i vetmi lojtar i Los Blancos në këtë formacion.

Portieri i Valencias ishte mbresëlënës në derbin ndaj Sevillës, duke pritur një penallti shumë të rëndësishmë në pjesën e parë të takimit.

Formacioni

Formacioni i javës në La Ligë (Foto)

Portali “Goal” ka publikuar formacionin e javës në La Ligë, pas ndeshjeve të xhiros së 14-të. Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë në sulm. 

Sport

09/12/2014 13:06

Portali “Goal” ka publikuar formacionin e javës në La Ligë, pas ndeshjeve të xhiros së 14-të. Në portë ka zënë vend Calos Kameni nga Malaga.

Kurse, mbrojtja përbëhet nga Raul Navas nga Eibar, Diego Godin dhe Jose Maria Gimenez nga Atletico Madrid.

Në mesfushë, Bruno dhe Moi Gomez përfaqësojnë Villarrealin, kurse Manu del Moral nga Eibar dhe Gabi i Atletico Madridit e kompletojnë repartin.

Në sulm, së bashku me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, që realizuan het-trika, gjendet edhe Luciano Vietto nga Villarreal. 

Formacioni i javës në La Ligë (Foto)

Dje janë luajtur dhe ndeshjet e fundit të kësaj javë të La Ligas, të cilat kanë qenë mjaft interesante. Më poshtë i keni formacionin e javës të publikuar nga goal.com

Sport

10/11/2014 13:35

pavarësisht golit të shënuar kundër Vallecanos, nuk ka bërë mjaftueshëm mirë për të zënë vend në këtë listë.

Formacioni po dominohet nga lojtarët e Real Sociedadit, të cilët shënuan fitore të madhe kundër kampionëve në fuqi, Atletico Madridit.

Luis Suarez është futur në këtë formacioni, falë dy asistimeve në fitoren e Barcelonës, edhepse u fut në lojë në pjesën e dytë. Jordi Alba është një tjetër lojtarë që është në këtë formacion.

Reali ka plotë tre lojtarë: Sergio Ramos, Gareth Bale dhe Toni Kroos, të cilët shkëlqyen në fitoren e fundit ndaj Vallecanos.

Formacioni 4-3-3

Formacioni i javës në La Ligë (Foto)

Katër futbollistë të Real Madridit kanë zënë vend në formacionin e javës në La Ligë të publikuar nga portali i mirënjohur “Goal.com”. 

Sport

04/11/2014 14:08

Real Madrid e mori kryesimin në La Ligë me fitoren ndaj Granadës, ndërsa humbja e Barcelonës nga Celta Vigo, i ka lënë katalanët në pozitën e katërt prapa Valencias e Atletico Madridit.

“Goal.com” në formacionin e javës ka inkuadruar katër futbollistë të Real Madridit, dy të Celta Vigos, dy të Atletico Madridit dhe një nga Athletic Bilbao.

Në portë është portieri i Celta Vigosd, Sergio Alvarez. Kurse, në mbrojtje gjenden Sergio Ramos, Sergi Gomez dhe Etxeita.

James Rodriguez, Fabian Orellana, Koke dhe Antoine Griezmann kompletojnë mesin e fushës. Kurse, në sulm gjendet treshja Nolito, Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo.  

Formacioni i javës në La Ligë (Foto)

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë ‘bashkëlojtarë’ në sulmin e formacionit më të mirë të javës në La Ligë, të përzgjedhur nga “Goal.com”.

Sport

21/10/2014 15:55

Real Madrid dhe Barcelona kanë nga dy përfaqësues në formacionin e javës në La Ligë, të përzgjedhur nga “Goal.com”.

Por, të shkojmë me radhë. Anëtari i Deportivo La Corunas, Fabricio, gjendet në portë. Në mbrojtje, Diego Godin nga Atletico Madrid shoqërohet nga bashkëlojtari Jose Gimenez.

Kurse, në ekip ka zënë vend edhe mbrojtësi i Sevillas, Nico Pareja. Në mesfushë gjendet Gerard Deulofeu nga Sevilla, i shoqëruar nga Xavi prej Barcelonës, Karim Yoda nga Getafe dhe Isco i Real Madridit.

Në sulm është treshja Lionel Messi nga Barcelona, Ikechukwu Uche nga Villarreal dhe Cristiano Ronaldo, nga Real Madrid. 

LM