Flet zyrtari policor që u slmua sot: Agresorët ngatërruan shënjestrën

Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me automatik në drejtim të banesës së shefit të qarkullimit të Mirditës Gjovalin Toma rreth orës 01:43  të mëngjesit të së shtunës (23 shtator).

Lajme

23/09/2017 11:30

I pyetur nga Ora News, Gjovalin Toma deklaron se “nuk ka konflikte”, ndërsa nënvizon se një mundësi është edhe “ngatërrimi i shënjestrës”.

Po hetohet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve, si dhe janë ngritur postblloqe për arrestimin e autorëve.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes teksa mësohet se janë ngritur disa pista hetimi ndër të cilat dhe ajo për shkak të detyrës.