Flet më në fund Zidane: Ja në cilën skuadër do të luaj Ronaldo edicionin e ri

Zinedine Zidane ka deklaruar se Cristiano Ronaldo do të qëndrojë te Real Madridi.

Sport

20/07/2017 17:34

Trajneri që bëri historinë me Real Madridin, ka dhënë një intervistë për ‘ESPN’, ku është pyetur edhe për të ardhmen e sulmuesit portugez.

Ronaldo gjatë muajit qershor, ngriti dilema të mëdha për të ardhmen, pas publikimit të lajmit se dëshiron të largohet nga Real Madridi, shkaku i problemeve me ligjin në Spanjë, ku akuzohet për shmangie të tatimeve.

“Ai ndodhet në pushime. Është duke pushuar dhe e meriton këtë. Pastaj, kur të përfundojnë pushimet, ai do të rikthehet me ne, dhe kjo është e gjitha”, deklaroi fillimisht Zidane.

Në pyetjen nëse ka folur personalisht me Ronaldon për të ardhmen e tij, francezi u përgjigj:”Jo, sepse Ronaldo është i Realit, dhe ai do të qëndrojë me ne”./Lajmi.net/