Flaka Filmike e Janarit

American Hustle u zgjodh Filmi më i Mirë në SAG, kurse heroi i Breaking Bad tregoi se dikur kishte punuar si hamall. Blanchett dhe McConaughey sërish u vlerësuan më të mirët.

ShowBiz

19/01/2014 19:00

American Hustle mori edhe një plus në garën për Oscar, pasi u vlerësua si Filmi më i Mirë në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve të Screen Actors Guild, në Los Angeles.

“Ai është një regjisor çfarë e dëshirojnë të gjithë aktorët”, tha Bradley Cooper, ylli i filmit, për regjisorin David O. Russell.  

Ngjashëm me Çmimet Golden Globe, javën e kaluar, edhe kësaj radhe Cate Blanchett (Blue Jasmine) dhe Matthew McConaughey (Dallas Buyers Club) u shpërblyen për rolet kryesore.

McConaughey tha se pas dy dekadash të të qenit yll, aktrimi i duket si “shalim i demit”.

Lupita Nyong’o (12 Years a Slave) dhe Jared Leto (Dallas Buyers Club) fituan në kategorinë e roleve dytësore.

Aktorja dhe këngëtarja Rita Moreno mori Çmimin për Arritje Jetësore, duke u bërë e vetmja që, përveç tij, ka fituar edhe Oscar, Emmy, Grammy dhe Tony.

Sa i përket serialeve televizive, Modern Family dhe Breaking Bad u vlerësuan për komedi dhe dramë.

Breaking Bad – Fundi i lumtur

Heroi i Breaking Bad, Bryan Cranston, i cili mori çmimin për Aktorin më të Mirë, tha se në jetë i ishte dashur të punonte shumë punë të vështira.

“Ndonjëherë ngarkoja dhe shkarkoja mallra, qymyr, nga kamionët. Njerëzit më bërtisnin: ‘Cranston, lëviz më shpejt, puno më shumë!”.

“E parafytyroja veten, ëndërroja, se një ditë do ta fitoja bukën e gojës si aktor”.

“Kjo më ndihmoi t’ia dal mbanë, falë Zotit”.

 

A.M.

Raporti i BBC.

Fjalimi i Bryan Cranston.