Fjolla Morina një ‘Kim Kardashian’ e vërtetë

Ka qenë goxha aktive gjatë kësaj kohe.

ShowBiz

11/11/2018 11:49

Këngëtarja, Fjolla Morina para pak javësh lansoi projektin e ri “Fustani” në duet me Manin dhe më pas nuk u ndal në publikimin e imazheve të reja, shkruan lajmi.net

Këto fotografi të saj u komentuan tejet shumë nga shtypi rozë pasi u shfaq tejet e zhveshur dhe paraqitjet e saj ishin mëse të zjarrta.

Në setin fotografik të ri të Fjollës, ajo që bie në sy është ngjashmëria që ka me yllin, Kim Kardashian si në stil të flokëve ashtu edhe në linja trupore.

Artistja, Morina lirshëm mund të thuhet se sfidon edhe modelen Kardashian, me pamjen aktuale.

Përkundër kësaj, ajo po punon edhe në projekte të reja ku së shpejti sjell baladën e re. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BgYwNyrlX9L/?utm_source=ig_embed

https://www.instagram.com/p/BqBGXCyBScf/

https://www.instagram.com/p/BqBODp3BIEc/

YouTube player