Fjolla Morina i zbulon shtatzëninë këngëtares shqiptare?

Fjolla Morina është shumë e shoqërueshme.

ShowBiz

12/11/2018 19:47

Këngëtarja Fjolla Morina dihet se ka shoqëri me pothuajse të gjitha këngëtaret dhe këtë e dëshmon nëpërmjet publikimit të fotografive në Instagram, shkruan lajmi.net.

Së fundmi Fjolla ka darkuar me këngëtaren nga Shqipëria Jeta Faqolli dhe dyshen po i shoqëron vajza e Fjollës, Alaya.

Nëpërmjet postimit të një fotografie Fjolla ka lënë të kuptohet se kolegia e saj është në pritje të një fëmijë, mirëpo krejt kjo duke u bazuar në atë çfarë ka shkruar pranë postimit.

‘’Teta ka bebe’’ po shkruan tek imazhi i publikuar. Ndryshe Fjolla ka folur rreth jetës private dhe asaj profesionale në ‘Mirage’ dhe intervistën ua sjellim në vazhdim./Lajmi.net/

YouTube player