Fjalët e vetme nga Alisson për tifozët e Romës para nisjes në Liverpool

Alisson Becker është nisur për në Liverpool.

Sport

19/07/2018 07:21

Alisson Becker është larguar nga Roma.

Portieri brazilian është nisur për në Liverpool për të finalizuar transferimin te skuadra nga Anfield.

Liverpool do të paguajë rreth 74 milionë euro për shërbimet e tij duke e shndërruar në portierin më të shtrenjtë në botë.

Kurse, Alisson para nisjes për në Liverpool, pati një përshëndetje të shkurtër për tifozët e Romës, përcjell “lajmi.net”.

“I përshëndes të gjithë tifozët e Romës”, tha ai. /Lajmi.net/