Fiorentina e ndal Milanin (Video)

Pas dy fitoreve të njëpasnjëshme të arritura në Serie A, skuadra e Milanit është ndalur në San Siro nga Fiorentina, duke barazuar me rezultat 1-1.

Sport

26/10/2014 22:37

Rosonerët e filluan mirë takimin. Në minutën e 25’ De Jong shënon një gol të bukur me kokë, për të kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Sidoqoftë, Ilicic në minutën e 64’ me një goditje me të majtën e tij, mposht Abbiatin për të barazuar rezultatin, i cili deri në fund ishte rezultati final i takimit.

Me këtë pikë, Milani është në kuotën e 15 pikëve në vendin e gjashtë, ndërsa Fiorentina posedon 10 pikë dhe radhitet në vendin e 11.

Video