Filmohen duke vjedhur në dyqan të Victoria Secret (Video)

Policia në Maryland është në kërkim të dy femrave, të cilat janë filmuar duke vjedhur në një qendër tregtare, në një dyqan shumë të njohur "Victoria Secret".

Fun

29/04/2016 13:26

Dy femrat, shihen vrullshëm me qese të mëdha të zeza të mbeturinave, duke vjedhur gjësende të ndryshme, ndër to edhe rroba të brendshme, transmeton lajmi.net.

Policia në Maryland ka thënë se kjo ka ndodhur më 27 prill dhe, shfaq haptazi nivelin e ulët të dy femrave, të cilat shfrytëzojnë rastin kur nuk shohin punëtorë në dyqan dhe vjedhin.

Policia e vendit ka lëshuar edhe numrat e tyre, që në rast se dikush i sheh këto femra t’i lajmëroj ata, për më tepër edhe ka ofruar një shpërblim prej 1,000 dollarësh për ata që ndihmojnë në arrestimin e dy femrave./lajmi.net