Filmi kosovar ‘Agnus Dei’ fiton edhe dy çmime ndërkombëtare

Filmi kosovar “Agnus Dei” është shpallur fitues në festivalin prestigjioz “North Wales International Film Festival”, i cili sapo ka përfunduar në Mbretërinë e Bashkuar.

ShowBiz

13/09/2016 12:06

Në Festivalin që mbahet në vendlindjen e legjendave, Merlin e Mbretit Arthur, filmi Agnus Dei ka fituar çmimin kryesor si Filmi më i mirë  “Best pictures”, dhe Agim Sopi është shpallur si regjisori më i mirë “Best Director”, kurse çmimi i tretë ka shkuar për kompozitorin Mendi Mengjiqi  për “Best music and soundtrack”. Ndërsa në festivalin dy javor “ATLAS & AERIS Internacional Film Festival” i cili ka filluar me datën 16 janar dhe ka përfunduar me datën 31 janar në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, filmi nga Kosova “Agnus Dei” me regji dhe skenar të Agim Sopit, ka fituar dy çmime: “Best Special Efects” që janë realizuar nga Asllan Hyseni dhe “Best Makeup and Hairstyling” që është realizuar nga Bujar Gjata.

Me këto suksese, “Agnus Dei” radhit pas vete 61 çmime, të fituara në të katër anët e globit, duke qenë pjesë zyrtare e më shumë se 140 festivaleve dhe duke u shikuar nga më shumë se 120 mijë spektator të zgjedhur nga e mbarë bota. Gjatë muajve në vijim, filmin “Agnus Dei” e presin edhe shumë evente të shumë metropoleve botërore.