Filloni luftën kundër celulitit

Fillimi i pranverës së hershme, na gëzon dhe na inkurajon fantazitë për verën, pushimin vjetor dhe veshjet që nuk na mbulojnë nga koka deri te këmbët.

Lifestyle

12/07/2016 10:39

Këtu edhe lajmërohet problemi i përjetshëm dhe armiku më i madh i femrave – celuliti! Sa do që të tingëllon e frikshme, ky problem nuk është i pazgjidhshëm, kështu që nëse filloni menjëherë atëherë do të jeni gati që në ditët e para të nxehta, të kërceni në rroba banje të preferuara, pa merak!

Përveç aktivitetit të rregullt fizik i cili gjatë javës mund të jetë në palestër apo në dhomë fitnesi, dhe në fundjavë në natyrë (biçikletë, rrollera, vrapim), ushqimi i korrigjuar dhe të paktën dy litra ujë në ditë janë përcjellës të detyrueshëm në luftën me celulitin. Përveç kësaj, ajo çfarë do të lehtësojë ndjeshëm rrjedhën e trajtimeve më të ndryshme, janë edhe produktet që duhet të përdoren siç duhet, të cilat në mënyrë të konsiderueshme do të përshpejtojnë dhe lehtësojnë këtë luftë të përjetshme estetike.

Ushqimi dhe celuliti

Rregulli i parë i ushqimit anticelulit intenziv është – largoni ëmbëlsirat, chipsa dhe pijet e gazuara! Përbërësit e këtyre produkteve janë ideale për depozitimin në kofshë, prapanicë dhe stomak, prandaj kjo është e para që duhet të ndërpritet.

Gjithashtu, mielli i bardhë, sheqeri dhe kripa janë tre helmët, të cilët patjetër duhet ti konsumoni në një masë, por nëse dëshironi që celulitin ta mënjanoni shpejtë, është mirë që ti largoni këto produkte në tërësi.

Çdo gjë që është e skuqur apo e pjekur në skarë, vetëm do të vonojë dhe vështirësoj përparimin, kurse ushqimi i zier dhe frutat e perime të freskëta, duhet të jenë qendra e ushqimit tuaj.

Sigurisht, këto ushqime është e pamundur që krejtësisht t’i largojmë nga përdorimi, dhe atë të gjitha përnjëherë, por, eliminimi gradual dhe vetë-kontrollimi, janë çelësi për të filluar çdo betejë me zakone të shëndosha.

Uji është armik i celulitit

Uji është një masë parandaluese, si dhe një pjesëmarrës aktiv në luftën kundër celulitit. Rreth 2 litra ujë (jo çaj ose lëng) në ditë është shuma ideale, jo si pjesë e një strategjie të anticelulitit, por edhe si një hap drejt një jete të shëndetshme në përgjithësi.

Uji largon toksinat nga trupi, prandaj është e rëndësishme që të mësoni trupin tuaj më furnizim të rregullt të këtij lëngu të çmuar. Nëse nuk jeni mësuar ta përdorni në këtë masë, mos filloni papritmas të rritni masën e marrjes së ujit nga dy gota në dy shishe, por ngadalë rriteni dozën nga  gjysmë gote në ditë, deri sa të arrini shumën e synuar, për të shmangur tendosjen e veshkave.