Fillon seanca për zgjedhjen e presidentit, në sallë 104 deputetë (Foto)

Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës, ku do të zgjidhet presidenti i Kosovës.

Lajme

26/02/2016 11:59

Në fjalën e tij, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka thënë se kandidatë janë Hashim Thaçi dhe Rafet Rama.

Ai ka ftuar shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, i cili ka nominuar Hashim Thaçi, për president të Kosovës.

Grabovci ka folur për profilin e Thaçit, duke thënë se ai është i njohur për vlerat dhe meritat e tij.

Ndërsa, paraqitjen e kandidatit të dytët, Rafet Ramës e ka propozuar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka kërkuar autorizimin e komisionin për verifikimin e plotësimin e kushteve për kandidatët për presidentë.

Ndërsa, deri në autorizimin e këtij komisioni, Veseli ka kërkuar 15 minuta pauzë. /lajmi.net

aa