Fillojnë reshjet e borës në trevat shqiptare

Moti i keq, reshje bore në jug-lindje të Shqipërisë, bien ndjeshëm temperaturat, Jug-lindja e këtij vendi i është rikthyer të ftohtit dhe temperaturave të ulëta.

Lajme

25/11/2015 22:41

Paraditen e së mërkurës reshje bore janë regjistruar në zonat malore, të cilat kanë kaluar trashësinë e 20 cm në zonat më të larta.

Si rrjedhojë e reshjeve, edhe njëherë qytetarët e Korçës i janë kthyer veshjes së tyre dimërore dhe çadrave.

Sipas të dhënave, në gjithë qarkun bora nuk ka krijuar probleme në akset rrugore, pasi ajo ka rënë vetëm në lartësinë mbi 100 m, ndërsa temperaturat kanë rënë.

Trashësia maksimale e borës ka arritur në malin e Gramozit, ku janë regjistruar 20 cm borë, ndërsa më pak rreshje ka pasur në zonat e tjera ku trashësia ka arritur rreth 6 cm.

Pavarësisht fenomenit të zakonshëm për stinën, situata në akset dhe rrugët e gjithë qarkut raportohet normale./ Top Channel