Fillojnë punimet për zgjerimin e rrugës Lipjan-Magurë

Ministria e Infrastrukturës njofton të gjithë qytetarët për fillimin e punimeve në rehabilitimin e rrugës Lipjan – Magurë.

Lajme

22/03/2017 14:41

 

Me këtë projekt parashihet të bëhet zgjerimi dhe asfaltimi i këtij segmenti rrugor dhe  vendosja e sinjalizimit horizontal e vertikal, i cili do të kushtojë 1,164,689.24 euro, me një gjatësi prej 9280 metrash.

Zyrtarët e MI-së dhe kompania e kontraktuar do të bëjnë përpjekje maksimale që gjatë zhvillimit të punimeve të mos paraqiten pengesa në zhvillimin normal të komunikacionit.

Kërkojmë nga të gjithë qytetarët që të kenë mirëkuptim./Lajmi.net/