Filipine, rreth 50 të vdekur dhe mbi 1,4 milionë të prekur nga tajfuni “Koppu”

Afër 50 persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë të zhdukur pas stuhisë tropikale e cila gjatë fundjavës përfshiu Filipinet

Bota

23/10/2015 09:50

Këshilli kombëtar filipinas për Reduktimin e Rrezikut nga Katastrofa ka njoftuar të premten se 46 persona kanë vdekur, ndërsa 1,4 milionë të tjerë janë prekur nga tajfuni masiv “Koppu”.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, rastet e vdekjeve janë shkaktuar kryesisht nga mbytja, rrëshqitjet e dheut, rrënimi i mureve dhe rënia e pemëve,transmeton Anadolu Agency (AA).

rq

Nga të prekurit, 108,688 janë strehuar në qendrat e evakuimit, ndërsa 434,437 janë shpërndarë në provinca të ndryshme në veri të vendit.

“Koppu” është një nga tajfunet më të fuqishëm, nga 12 sa kanë goditur Filipinet gjatë këtij viti. Tajfuni “Haiyan” në vitin 2013 ka rrafshuar pjesën qendrore të Filipineve, duke shkaktuar vdekjen dhe zhdukjen e mbi 7.300 personave.

re