Fifi për Ronela Hajatin: Nuk mendoja kurrë se do të bëheshim shoqe

Filloreta Raçi – Fifi vazhdon të jetë njëra ndër këngëtaret që në media shkakton shpesh ''rrëmujë''.

ShowBiz

07/10/2018 23:06

Së fundmi ishte pjesë e rubrikës ”10 gjërat që nuk i keni ditur” ku foli edhe për Ronela Hajatin, shkruan lajmi.net

Fifi ka zbuluar se  vite më parë kur e shihte në televizor dhe dëgjonte për Ronelën nuk mund ta duronte dot, kjo ngase e kishte paragjykuar në pamje, duek e cilësuar si person negativ dhe se nuk do t’ia merrte mendja që sot do të bëheshin shoqe dhe përshtypja e mirë që i ka lënë pasi u takuan i ka ndryshuar mendimin asaj.

Këngëtarja në intervistën në fjalë ka zbuluar se para se të bëhej e famshme, Fifi tha se ka punuar në sektorin e rregullimit të veshjeve në një super-market të madh, duke cekur faktin seishte tepër krenare me atë punë që bënte.

Ajo së fundmi ka qenë e komentuar shumë edhe për ‘thumbimet’ mes saj dhe rep artisteve të reja shqiptare, Taynën e Rinën.

Për to ka folur për ‘Mirage’ dhe më poshtë ju sjellim intervistën e plotë të cilën nuk duhet humbur./Lajmi.net/

YouTube player